Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Prishtinë është mbajtur ‘Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës’

Lajme 27/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Në botë çdo vit diagnostikohen rreth 600.000 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës, dhe çdo minutë ky lloj kanceri diagnostikohet tek një grua, shkruan Gazeta Shneta.

Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës është një fushatë sensibilizuese e cila fillon nga data 23 deri me 29 janar dhe ka për qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat.

Një fushatë e tillë ka zënë vend dhe në kryeqytet, ku i pari i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Izet Sadiku ka thënë se vetëm në vitin 2022 janë realizuar 2161 Pap teste në institucionet shëndetësore në Prishtinë.

Kjo shifër shënon një ngritje prej 45 për qind në krahasim me shifrën e vitit 2021.

Sadiku, mes tjerash ka thënë se që nga viti 2016 në Prishtinë ka filluar projekti për depsitimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ndërsa është shprehur se që nga muaji shkurt do të filloj trajnimi i mjekëve familjar me qëllim që Pap testi të bëhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rekomandon një sërë veprimesh për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Veprimet e rekomanduara përfshijnë që nga komponentët e edukimit të komunitetit, mobilizimit social, vaksinimin, depistimin, trajtimin dhe deri tek kujdesi paliativ.

Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit dhe vaksinimit.

Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri.

Në Kosovë, gjatë muajit dhjetor kanë arritur 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve të Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, është thënë se mosha më e mirë e parandalimit dhe vaksinimit janë femrat nga mosha 9 deri në 15-vjeçe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, kanë thënë se nga përvoja e shteteve të zhvilluara, rastet e imunizuara kanë rezultuar se janë të mbrojtur deri në 99% nga kanceri i qafës së mitrës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulohet një bunker për fshehjen e barnave të kontrabanduara në Prishtinë
Artikulli i rradhës Vitia vizitoi sot ShSKUK-në, i ofron përkrahje maksimale u.d drejtoreshës së re, Arneliu-Hoxha

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.