Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia vizitoi sot ShSKUK-në, i ofron përkrahje maksimale u.d drejtoreshës së re, Arneliu-Hoxha

Lajme 27/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Ministri Vitia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka vizituar sot ShSKUK-në me ç’rast ka uruar u.d. drejtoreshën e re, Dr. Narqize Arneliu – Hoxha për detyrën e re.

Vitia e siguroi u.d drejtoreshën, Arenliu – Hoxha se do ta ketë gjithmonë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore.

Mes tjerash, thuhet se gjatë këtij takimi ministri Vitia ka theksuar se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha Vitia.

Nga ana tjetër, u.d. drejtoresha Narqize Arneliu – Hoxha, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.

Komunikata e plotë:

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia vizitoi sot ShSKUK – në, takoi u.d, Narqize Arenliu – Hoxha dhe anëtarët e bordit të ShSKUK,

Prishtinë, 27 janar 2023

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi ShSKUK-në me ç’rast uroi u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arenliu – Hoxha për detyrën e re. Ministri Vitia e siguroi Dr. Arenliu – Hoxha se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha ministri Vitia.

Nga ana e saj, u.d. drejtoresha Narqize Arenliu – Hoxha, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.

Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit të shëndetësinë duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fund të takimit, ministri Vitia dhe drejtoresha Arenliu – Hoxha u pajtuan për shtimin e dinamikës së punës dhe se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

 

 

Artikulli paraprakNë Prishtinë është mbajtur ‘Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës’
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për fundjavë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.