Sindikata e QKUK-së ka thënë se nuk do ta dërgojnë Ligjin e Pagave në Kushtetuese.
Përmes një komunikate në Facebook, Sindikata e QKUK-së ka parashtruar tri kërkesa.
Sindikata e QKUK-së ka kërkuar fillimin e negcimit të Kontratës Kolektive Sektoriale, shtesa prej 60 euro të vazhdojë deri të shpallet e mbyllur pandemia dhe miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit, përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, kjo Sindikatë e QKUK-së ka kërkuar edhe publikimin e koeficientëve për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.
Komunikata e plotë:
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbështetë në plotëni kërkesat e FSSHK- së dhe se NUK do t’a dërgoj Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese.
Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale.
Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur.
Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës.
Po ashtu, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.
“Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt”.
Me respekt
Kryesia e Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së.