Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tërmeti në Siri: Neonatologu tregon si mbijetoi foshnja e porsalindur nën rrënoja

Lajme 13/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nxjerrja e një foshnje nga rrënojat pas tërmetit në Siri ishte një nga lajmet e pakta të mira në atë rajon pas tërmetit që goditi vendin dhe Turqinë një javë më parë.

Një foshnjë në qytetin Jandairis në Siri u nxorr nga rrënojat nga shpëtuesit. Ajo u gjet e lidhur me placentën dhe dyshohet se kishte lindur vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tërmeti, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas mediave, shpëtuesit i gjetën të vdekur nënën e foshnjës, babin, tri motrat dhe vëllain.

Luigi Orfeo, kryetar i Shoqatës Italiane të Neonatologëve, thotë se fakti që foshnja ishte e lidhur ende me placentën i ka ndihmuar që të mbijetoj në ato kushte.

“Është sigurisht një mrekulli, por të porsalindurit kanë aftësi të mëdha mbijetese. Ne kemi pak informata për këtë foshnje por fakti që ajo mbeti e lidhur me placentën i ndihmoi që të mbijetonte në ato kushte ekstreme”, ka thënë Orfeo.

Për të mësuar më shumë për komplikimet e Shtatzënisë Klikoni KËTU.

Neonatologu thekson se foshnjat e porsalindura kanë dëshirë të jashtëzakonshme për të mbijetuar dhe kjo sipas tij shihet tek foshnjat e lindura parakohe.

“Kemi foshnja që lindin me peshë disa qindra gram dhe që arrijnë, pavarësisht gjithçka, të mbijetojnë kundër të gjitha pritjeve dhe indikacioneve fiziologjike”, thotë mjeku.

Në Siri dhe në Turqi tërmeti deri më tani ka lënë të vdekur mbi 33 mijë njerëz. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshtari i FSK-së feston ditëlindjen në rrënojat e tërmetit në Turqi
Artikulli i rradhës Biokimia me aparatura të vjetra, drejtori i klinikës kërkon investime

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.