Kardiologu shqiptar në Zvicër Prof. Florim Cuculi i ka përgëzuar kolegët e tij të QKUK-së për aplikimin e metodave të reja në shërbimin e elektrofiziologjisë.
“I pergezoj koleget ne Prishtine. Jane hapa te vogel por te rendesishem. Me rendesi qe te ecim perpara dhe te kete mundesi keto intervenime te kryhen ne Prishtine”, ka shkruar Cuculi në një koment të tij në postimin e Gazetës Shneta.
Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare.
Ndryshe kujtojmë se Prof. Dr. Florim Cuculi para disa ditësh është emëruar shef i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Luzernit në Zvicër. /Gazeta Shneta/




