Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi në moshë të re kur kishte të vendosur një unazë ‘halo’ në qafë.
Pacolli ka shkruar se dikur mjekët i kishin thënë se nuk do të mund të punonte kurrë më, por jeta i dëshmoi të kundërtën, transmeton Gazeta Shneta.
“Dikur mjekët menduan se kurrë nuk do të mund të punoja përsëri, por Zoti donte diçka tjetër. Sot jam mirënjohës për çdo moment të jetës sime”, ka shkruar Pacolli.
Kjo unazë vendoset për të mbajtur drejtë pjesën cervikale të shpinës dhe qafën pas një operacioni apo aksidenti.
Në fakt aksidenti ishte arsyeja pse Pacolli e kishte vendosur këtë unazë. Ai kishte pësuar një aksident para rreth 40 vjetësh përgjatë rrugës Kosovë-Zvicër. Pacolli kishte rrëfyer në një postim të tij para disa vitesh se unazën ai e kishte mbajtur për pothuajse dy vjet. /Gazeta Shneta/




