Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ligji për kontrollin e duhanit ekziston por nuk zbatohet, formohet grupi punues për monitorim

Lajme 22/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka formuar grupin punues për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, në krye me deputetin e VV-së, Haxhi Avdyli, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, tha se ligji për kontrollin e duhanit është mjaft strikt dhe e qartëson se në cilat vende nuk pihet duhani, por se nuk zbatohet në realitet.

Ajo, madje tha se raste të shkeljes së këtij ligji ka edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji është mjaft strikt, por nuk zbatohet në realitet. Edhe në Kuvend është vërejtur dukuria e pirjes së duhanit, që është për të ardhur keq”.

Me këtë rast, udhëheqësi i këtij grupi punues, Haxhi Avdyli tha se do të angazhohet në monitorimin e ligjit dhe dhënien e rekomandimeve.

“Në bazë të drejtave që kemi ne do të japim rekomandime për këtë ligj. Tani kemi një shkelje të madhe të këtij ligji dhe do të punojmë bashkë rreth këtij ligji”, tha Avdyli.

Shemsedin Dreshaj, nga AAK, tha se mjafton të dalim në ndonjë lokal dhe ta kuptojmë se sa i pazbatueshëm ky ligj.

“Mund të dilni në secilin lokal dhe ta shihni se është i pazbatueshëm ky ligj. Mendoj që si iniciativë, formimi i një grupi punues, është e mirë dhe unë e përshëndes si iniciativë”, tha Dreshaj

Ndërsa, Armend Zemaj, nga LDK, tha se ligji është respektuar më shumë në fillimet e tij sesa sot.

“Tash ky ligj e ka historinë e vet sepse është diku, nëse s’gaboj, viti 2013 kur ka hyrë në fuqi. Atëherë besoj ka qenë më shumë i zbatueshëm, ndërsa kohëve të fundit nuk është i zbatueshëm. Ndoshta do të ishte mirë ta kemi një raport nga Inspektorati Shëndetësor dhe Policia e Kosovës.

“Nëse është ligji i mirë dhe mungon mbikëqyrja atëherë është më e lehtë për ne të kërkojmë llogari nga ata që e kanë për detyrë ta zbatojnë këtë ligj”, tha Zemaj, raporton EO.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmendi edhe cigaret elektrike, për të cilat ende nuk ekziston ndonjë ligj.

“Një nga problemet kyçe që mbetet i pazgjidhur është edhe cigaret elektronike, ku me mijëra ose mos të them miliona euro shpenzohen që të futet në treg. Për shembull unë mund ta ndezë një cigare elektronike tani dhe askush nuk ma ndalon pasi që nuk është e rregulluar me ligj”, tha Haxhiu.

Anëtarë të grupit punues u zgjodhën Armend Zemaj, Floretë Zejnullahu dhe Shemsedin Dreshaj.

 

Artikulli paraprakShërohet pacienti i tretë me HIV në Gjermani
Artikulli i rradhës Dhashë dorëheqje ngase kuptova se mund të kontribuoj më shumë “jashtë kafazit dhe TEATRIT POLITIK”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.