Mundësia për punësim për 70 infermierë me diplomë bachelor dhe 15 infermierë me shkollë të mesme nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) nuk do të ndaloj synimin e të rinjve që të punësohen jashtë vendit.
Interesimi i tyre mbetet që profesionin e tyre ta ushtrojnë jashtë vendit kjo për një numër të arsyeve.
Ilirjana Haziraj, studente në vitin e tretë në njërin nga universitetet private të Kosovës, thotë se pavarësisht mundësive që ofrohen, interesimi i saj vazhdon të mbetet punësimi në tregun e jashtëm.
Dëshira për t’u punësuar në Kosovë mbetet, por për shkak të perspektives punësimi jashtë vendit është zgjidhja e duhur.
“Do të kisha dëshirë që të punësohem në Kosovë, nuk do të kishte pasur rëndësi institucioni privat ose shtetërorë, mirëpo duke e pasur parasysh edhe perspektiven që na u ofrohet ne si infermierë, mendoj se do e kisha gjetur më shumë veten nëse do të punoja jashtë vendit”.
Për një periudhë kohore, Ilirijana ka qenë e punësuar në Gjermani. Gjatë kësaj periudhe ajo kuptoi se sistemi shëndetësorë i Gjermanisë, dallon shumë nga ai i Kosovës.
“Kam qenë në praktikë edhe në Gjermani, e kuptoj se jemi shumë larg nga sistemi shëndetësorë i tyre, por ka më shumë perspektive sesa në vendin tonë fatkeqësisht”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Albanianpost.com




