Bordit Drejtues të SHSKUK-së i emëruar në vitin 2020 i ka skaduar mandati ditën e djeshme.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i emëruar në mars të vitit 2020 ka përfunduar mandatin ditën e djeshme, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë Bord kanë qenë Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.
E Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se në përbërjen e re pritet të vij Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi. Zyrtarisht emri i tij ende nuk është konfirmuar.
Bordi i SHSKUK-së emërohet nga Qeveria e Kosovës. Emrat e anëtarëve propozohen nga QKUK, QKSUK, IKSHPK, Spitalet e përgjithshme, shërbimet e kujdesit parësor, një përfaqësues nga MSH si dhe një drejtor financiar. Bordi ka mandat tre vjeçar. /Gazeta Shneta/