Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka uruar mjekët me rastin e Ditës së Mjekut e cila shënohet më 30 mars në disa vende të botës.
Vitia ka thënë se me punën e palodhshme dhe përkushtimin, mjekët e kanë vënë jetën e tyre në shërbim të jetëve tjera, transmeton Gazeta Shneta.
“Ka një vend të posaçëm në zemrën e gjithsecilit shërbimi sublim gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Ju vendosët jetën tuaj dhe të familjarëve në shërbim të mijëra jetëve të tjera”, ka shkruar Vitia.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, gjej rastin t’i urojë mjeket e mjekët tanë, shërbyesit e Republikës së Kosovës.
Puna juaj e palodhshme, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë.
Ka një vend të posaçëm në zemrën e gjithsecilit shërbimi sublim gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Ju vendosët jetën tuaj dhe të familjarëve në shërbim të mijëra jetëve të tjera.
Tani, së bashku, na duhet të kapërcejmë në një nivel tjetër cilësor për t’u shërbyer qytetarëve. Jam i bindur se falë jush do ta mbërrijmë.
Mirënjohës përgjithmonë për angazhimin tuaj!




