Qeveria e Kosovës pritet ta emëroj sot Bordin Drejtues të SHSKUK-së.
Përbërja e re e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pritet të emërohet sot nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka raportuar edhe më parë se një nga emrat që pritet të vijë në këtë Bord është Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi. MSH dhe Bardiqi janë pyetur për këtë çështje por nuk kanë kthyer përgjigje për Gazetën.
Gazeta i ka mësuar edhe disa emra të tjerë. Përfaqësues në këtë Bord pritet të ketë nga Klinika e Neurologjisë, nga QKSUK dhe nga Spitali i Ferizajt. /Gazeta Shneta/




