Anëtarët e rinj të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar pritet të emërohen nga Qeveria e Kosovës.
Në bazë të Statutit të SHSKUK-së anëtarët e Bordit Drejtues propozohen nga QKUK, IKSHPK, QKSUK, spitalet rajonale, MSH dhe kujdesi parësor shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se nga QKUK është propozuar neurologu Dren Boshnjaku, nga QKSUK Tetore Olluni, nga IKSHPK Rrezarta Bajrami, nga Ministria e Shëndetësisë Sekretari Naim Bardiqi, ndërsa nga spitalet rajonale janë dy propozime Shpresa Azemi-Shemsedini dhe Besim Demolli.
Përbërja e re e Bordit pritet të emërohet nga Qeveria e Kosovës pasi bordit të kaluar i ka skaduar mandati më 27 mars 2023. /Gazeta Shneta/




