Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK me apel për banorët e fshatit Marec: Uji nuk është i pijshëm

Lajme 06/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se për banorët e fshatit Marec uji nuk vazhdon të jetë i pijshëm.

“Duke i respektuar shqetësimet e banorëve të fshatit Marec, për cilësinë e ujit për pije, sot sërish ekipi nga IKSHPK vizitoi fshatin Marec. Situata me ujin e pijshëm është e njëjtë si para dy javësh. Uji ka turbullirë të shtuar, ngjyrë të verdh në të gjelbër dhe si i tillë ky ujë nuk është për pije”, thonë nga IKSHPK.

Po ashtu është bërë e ditur se rezultatet preliminare të analizës kimike flasin për mospërputhje me standardin e paraparë, UA nr. 10/2021 “Cilësia e ujit për konsum nga njeriu”.

IKSHPK në kuadër të mandatit të vet si dhe në pajtim me përgjegjësitë e veta ligjore rekomandon autoritetet përgjegjëse – KK Prishtina dhe KRU “Prishtina” që secila prej tyre në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të ndërmarrin masa të nevojshme për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të sigurte gjatë 24-orëve të banorëve të kësaj zone.

Problemi bëhet edhe më madhor pasi që situatë e ngjashme është edhe në 21 fshatra tjera të kësaj zone.

Me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të shëndetit të banorëve, IKSHPK rekomandon banorët e këtyre fshatrave që burimet natyrore ekzistuese dhe bunaret individuale:

– të pastrohen mekanikisht nga mbeturinat,

– të mirëmbahet (të sanohet kaptazha, rezervuari dhe gypi shpërndarës)

– dhe përfundimisht uji të dezinfektohet,

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

 

Artikulli paraprak18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 103 raste aktive
Artikulli i rradhës Shtyhet seanca në rastin ku ish-drejtori i Kardiologjisë, kërkon kthimin në postin e drejtorit

Ju sugjerojmë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.