Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj Tevide Imeri ka zhvilluar një takim me ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe ministrinë e Financave z. Hekuran Murati.
Sipas një komunikate për media nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së, thuhet se temë diskutimi në këtë takim ishte plotësimi i kërkesave të FSSHK-së, gjegjësisht kontrata kolektive në të cilën do të përfshihet shujta, ndrrimet e natës, rrezikshmëria dhe puna gjatë vikendeve, përcjell Gazeta Shneta.
“Në takim u diskutua për plotësimin e kërkesave të FSSHK-së, kontratën kolektive, në të cilën do të përfshihet shujta, ndrrimet e natës, rrezikshmëria, vikendet e shumë gjëra të tjera me rëndësi për punëtorët e sektorit të shëndetësisë” potencohet tutje në komunikatë.
Palët u zotuan që të intensifikohen takimet dhe bashkëpunimi. /Gazeta Shneta/




