Produktet medicinale me përmbajtje folkodinë po tërhiqen nga tregu i Bashkimit Evropian.
Ky njoftim ka ardhur nga distributori i autorizuar i marketingut Alkaloid Skopje të produktit me substancë aktive Phoicodin monohydrate në marrëveshje me Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicianle (AKPPM), shkruan Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, distributori i autorizuar ka bërë përmbledhje të pikave kyçe rreth produktit folkodinë dhe arsyjes së tërheqjes nga tregu:
– Përdorimi i folkodinës brenda 12 muajve para anestezië me agjentë bllokues neuromuskularë (ABNM) është i lidhur me rrezikun e një reaksioni anafillaktik perianestetik ndaj ABNMs.
– Nuk janë identifikuar masa efektive për të minimizuar këtë rrezik në pacientët e ekspozuar ndaj produkteve medicinale që përmbajnë folkodinë.
– Si pasojë, produktet medicinale me përmbajtje folkodinë po tërhiqen nga tregu i Bashkimit Evropian.
– Mjekët duhet të rivlerësojnë pacientët e tyre, të marrin në konsideratë alternativa të tjera trajtimi dhe t’i këshillojnë pacientët të ndalojnë përdorimin e produkteve medicinale që përmbajnë folkodinë.
– Në rast anestezie që kërkon administrimin e ABNMve, profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të kontrollojnë nëse pacientët kanë përdorur produkte medicinale që përmbajnë folkodinë në 12 muajt e fundit dhe nëse po, të ruajnë vetëdijen për reaksionet e mundshme anafillaktike perianestetike ndaj ABNM.
Folkodina, është një ilaç opioid që përdoret për trajtimin e kollës joproduktive (të thatë) tek fëmijët dhe të rriturit.
Për informata shtesë mund të gjeni mëposhtë:







