Kuvendi i Odës së Stomatologëve të Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve për Kuvendin e saj ka mbajtur seancën konstituive të legjislaturës së III-të.
Në këtë seancë të mbajtur sot me datë 07 prill 2023, Prof. Dr. Blerim Kamberi u rizgjedh kryetar i OSK-së për mandatin 4 vjeçar, 2023 – 2027, përcjell Gazeta Shneta.
“Kryetari i sapo zgjedhur përzemërsisht u falenderua për besimin e treguar, dhe theksoi se detyra e të parit të OSK-së është pozita më e nderuar për të dhe është shumë i lumtur dhe krenar që përsëri do ta udhëheq komunitetin e stomatologëve, që sot numëron mbi 2200 anëtarë”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga OSK-ja.
Mes tjerash, kryetari Kamberi i ftoi anëtarët e Kuvendit në bashkëpunimin e përbashkët me qëllim të realizimit të objektivave të paraqitura të programit mandatues 2023-2027. /Gazeta Shneta/




