Anesteziologu nga Tetova i cili u arrestua nga policia maqedonase, kishte filmuar live gratë shtatzëna në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës.
Autoritetet maqedonase kanë arrestuar anesteziologu nga Spitali i Tetovës, i cili përmes një transmetimi “live” në TikTok xhironte gratë shtatzëna.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Sipas njoftimit të MPB-së ai është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri.
RTV21 në Maqedoninë Veriore ka publikuar videon e anesteziologut ku janë fshehur fytyrat e pacientëve dhe ka raportuar se video është vërtetuar se është filmuar në Spitalin e Tetovës.




