Rastin e filmimit të grave në gjinekologji e ka denoncuar në polici drejtori i Spitalit të Tetovës Pëllumb Vela.
Ai ka folur për RTV21 ku ka thënë se e dënon rastin dhe kërkon që organet e rendit ta zgjidhin sa më shpejt këtë rast.
“Si drejtor tash jam në SPB Tetovë për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë Vela.
Anesteziologu V.D. është arrestuar mbrëmë nga Policia në Maqedoninë Veriore pasi kishte filmuar live gratë shtatzëna në repartin e gjinekologjisë. /Gazeta Shneta/




