Në javën e fundit të muajit prill pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të shënohet të premten, në 1C, kurse maksimalja do të arrijë 19C të hënën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“24.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullimë.
25.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit me riga lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima.
26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.
27.04 – Pjesërisht vranët.
28.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





