Ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka shpëtuar jetën një pacienti 64 vjeçar.
Pacientit i kishte mbetur një copë e mishit pas gëlltitjes dhe ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes, shkruan Gazeta Shneta.
Pacientit i është larguar copa e mishit përmes intervenimit me Bronkoskop.
Një pacienti 64 vjeçar, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes i’a kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”.
Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale.
Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë,-thuhet në njoftim./ Gazeta Shneta/



