Janë mbyllur me sukses prezantimet dy-ditore në Kongresin e Dytë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.
Me rreth 1 mijë profesionistë dhe me mbi 30 prezentim është përmbyllur suksesshëm Kongresi shkruan Gazeta Shneta.
“Kemi qenë të nderuar me pjesëmarrjen dhe prezentimet e ligjëruesve nga universitetet më të mira të Evropës, por edhe të kolegëve tanë të cilët kanë prezantuar hulumtimet e tyre qoftë nga evidenca në Kosovë apo nga arena ndërkombëtare. Mirënjohje për të gjithë që punën e tyre e kanë dokumentuar me punime shkencore dhe këtu I inkurajoj të gjithë kolegët që të punojnë më shumë në publikime shkencore”, ka thënë Prof. Bekim Haxhiu, presidenti i kongresit.
Mes tjerash, në mbyllje të Kongresit janë ndarë edhe çmimet për prezantimet më të mira si dhe mirënjohje për kontribuesit. /Gazeta Shneta/





