Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: 2.1 milionë euro investime në Klinikën e Onkologjisë në infrastrukturë dhe aparatura

Lajme 12/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Arben Vitia ne Onkologji
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër punimet të cilat kanë filluar lidhur me investimet e bëra nga MSh-ja në këtë dikaster.

Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj vizite ministri Vitia u prit nga drejtori, Dr. Ilir Kurtishi dhe stafi i Klinikës së Onkologjisë, përcjell Gazeta Shneta.

Vitia theksoi rëndësinë e investimeve të cilat kanë filluar në Klinikën e Onkologjisë, në vlerë të 2.1 milionë euro të parapara në infrastrukturë dhe aparaturë të avancuar.

“Tashmë është i gatshëm edhe projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji”, tha ministri Vitia.

Në këtë takim, ministri Vitia ritheksoi se ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientët në nevojë.

“Aktualisht, furnizimi me barna për pacientët e Klinikës së Onkologjisë është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Është shtuar angazhimi që kjo përqindje të rritet dhe të plotësojë nevojat e pacientëve tanë. Veçanërisht, pas ndarjes më të lartë të buxhetit për Listën Esenciale të Barnave, i cili për herë të parë do të jetë 60 milionë euro”, potencohet tutje në njoftimin e dhënë nga MSh-ja.

Arben Vitia ne Onkologji

Komunikata e plotë:

Fillon transformimi rrënjësor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, 2.1 milionë euro investime në shërbim të qytetarëve

Prishtinë, 12 maj

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër punimet të cilat kanë filluar lidhur me investimet që do ta transformojnë rrënjësisht këtë klinikë.

Gjatë kësaj vizite Ministri Vitia u prit nga drejtori, Dr. Ilir Kurtishi dhe stafi i Klinikës së Onkologjisë.

Me këtë rast, Ministri Vitia theksoi rëndësinë e investimeve të cilat kanë filluar në Klinikën e Onkologjisë, në vlerë të 2.1 milionë euro të parapara në infrastrukturë dhe aparaturë të avancuar.

Sipas ministrit Vitia, përkujdesi ndaj qytetarëve si dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë prioritet i Ministrisë e Shëndetësisë.

“Tashmë është i gatshëm edhe projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji”, tha ministri Vitia.

Ai theksoi edhe rëndësinë e shtimit të kapaciteteve të resurseve humane për riorganizimi të dhënies së shërbimeve në dy ndërrime, ndërsa bashkërisht ne stafin diskutuan edhe për projektimin e decentralizimit të shërbimeve onkologjike me qëllim që qytetarët të kenë trajtime sa më dinjitoz.

Në këtë takim, ministri Vitia ritheksoi se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientët në nevojë.

Aktualisht, furnizimi me barna për pacientët e Klinikës së Onkologjisë është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Është shtuar angazhimi që kjo përqindje të rritet dhe të plotësojë nevojat e pacientëve tanë. Veçanërisht, pas ndarjes më të lartë të buxhetit për Listën Esenciale të Barnave, i cili për herë të parë do të jetë 60 milionë euro.

 

Artikulli paraprakNjë tiroide tepër aktive mund t’ju vërë në rrezik të osteoporozës, paralajmëron ekspertët
Artikulli i rradhës Nëna paralizohet pas lindjes së fëmijës në gjendje kome për shkak të tumorit në tru

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.