Spitalet e përgjithshme dhe speciale janë bërë bashkë në një Asociacion me anë të të cilit synojnë që të përfaqësojnë kërkesat e tyre në ndryshimet ligjore.
ASPKS është akronimi i Asociacionit të 33 Spitaleve private në Kosovë i cili është themeluar me qëllim për të përfaqësuar kërkesat e tyre në ndryshimet ligjore në sektorin privat të shëndetësisë.
Sipas një njoftimi nga ky Asociacion, synimet e tyre janë të përfshihen në grupet punuese për ndryshimet legjislative të cilat sipas tyre kanë ndikuar negativisht tek pacientët, spitalet dhe buxheti i Qeverisë.
“Fondi per trajtime jashtë institucioneve publike shendetesore -gjatë ketyre viteve eshte verejtur nje anashkalim i Spitaleve Private te Kosoves ne pjesemarrje dhe bashkepunim me Fondin. Fondi ka paguar shpenzimet shumfish me shtrejt edhe per procedura kirurgjike te cilat kryhen ne RKS. Kjo praktike duhet ndaluar ne interes te RKS dhe institucioneve Publike dhe Private shendetesore por edhe ne interest e pacientit dhe buxhetit te Kosoves. Te kete pjesmarrje active te ASPKS-se”, thuhet në njoftim.
ASPKS kërkon poashtu lehtësimin e procedurave për licencimin e ekspertëve mjekësorë nga jashtë, për të kontribuar në shkollimin dhe trajnimin e stafit shëndetësor në Kosovë, që sipas tyre do të ndikojë në kualitetin e shërbimeve shëndetësore si dhe do të parandalojë ikjen e stafit mjekësor si dhe pacientëve nga Kosova.
“Problemet me te cilat ballafaqohen Spitalet Private – – Protokolet, specializimet, subspecializimet, mungesa stafit kualitativ, mungesa e stafit professional te subspecializuar ne lemi te caktuara si p.sh. – mjeket e mjeksise emergjente, kirurget laparaskopik, kirurget e mjeksise minimal invasive, kirurget e kirurgjise endovaskulare, kirurget spinal, neurokirurget, radiologet intervent, onkokirurgjia, mikrokirurgjia, traumatologet, kirurget e ORL, transplantet, etj”, thuhet në njoftim.
“ Zvoglimi i daljes se pacientave jasht RKS per sherim – investimi ne kapacitetet shendetesore te RKS ne pajisje dhe staf professional shendetesor, edukimi i vazhdueshem, bashkpunimi me Spitalet Private dhe Publike ne RKS, rritja e kapaciteteve shendetesore, investimet e perbashketa, liberalizimi i ardhjes se eksperteve nga jasht per ndihme, trajnime, ligjerata, operime ne Spitale Publike dhe Private ne RKS. Zvoglimi i daljes se stafit mjeksor jasht RKS – duhet bashkepunuar ne parandalimin dhe ndalimin e kesaj dukurie. Mundesite e bashkepunimit me MSH- ne– trajnimi, edukimi i specializanteve nga Institucionet Publike Shendetesore, trajnimi me aparatura te sofistikuara, shkembimi i pervojave te praktikes se mire shendetesore, balafaqimi me kriza eventuale dhe pandemi”, thuhet në njoftimin e ASPKS-së. /Gazeta Shneta/




