Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, shpalos planet rreth investimeve në këtë dikaster

Lajme 16/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Spitali i Pergjithshem i Prizrenit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga ministria e Shëndetësisë, Vitia ka njoftuar për shërbimet e reja që do të fillojnë së shpejti në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, përcjell Gazeta Shneta.

“Deri në muajin shtator ose tetor, spitali i Prizrenit do të pajiset edhe me rezonancën magnetike, një shërbim i munguar për qytetarët. Gjatë këtij viti do të përfundoj edhe pjesa e Kardiologjisë Invazive që do të ndikojë në shtimin e shërbimeve. Shërbimet e Kardiologjisë Invazive për herë të parë do të ofrohen në një spital regjional, e jo vetëm në QKUK. Shërbimet si koronografitë dhe stentimet do të mundësohen edhe në këtë spital. Një lajm tjetër i rëndësishëm është se tashmë janë bërë planifikimet që një pjesë e shërbimeve onkologjike të merren edhe në këtë spital. Forcimi i kapaciteteve të spitaleve regjionale, do shkarkojë edhe fluksin e kërkesave në QKUK“, tha ministri Vitia.

Spitali i Pergjithshem i Prizrenit

Komunikata e plotë:

Ministri Vitia vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, së shpejti rezonanca

magnetike dhe investime të shumta

Prishtinë, 16 maj

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/Ministrin, Dr. Arsim Berisha, të shoqëruar nga u.d Drejtoresha e ShSKUK-së, Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj dhe zv/Drejtori Dr. Hasan Arzoallxhiu, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ministri Vitia bëri të ditur se gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë do ta furnizojë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me rezonancën magnetike, e cila do të jetë në dispozicion për banorët e Komunës së Prizrenit, por edhe të banorëve të komunave përreth.

Ministri Vitia theksoi intensifikimin e bashkëpunimit ngaqë, siç u shpreh, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është spitali më i madh regjional që ofron shërbime edhe për shtetasit e Shqipërisë.

“Deri në muajin shtator ose tetor, spitali i Prizrenit do të pajiset edhe me rezonancën magnetike, një shërbim i munguar për qytetarët. Gjatë këtij viti do të përfundoj edhe pjesa e Kardiologjisë Invazive që do të ndikojë në shtimin e shërbimeve. Shërbimet e Kardiologjisë Invazive për herë të parë do të ofrohen në një spital regjional, e jo vetëm në QKUK. Shërbimet si koronografitë dhe stentimet do të mundësohen edhe në këtë spital. Një lajm tjetër i rëndësishëm është se tashmë janë bërë planifikimet që një pjesë e shërbimeve onkologjike të merren edhe në këtë spital. Forcimi i kapaciteteve të spitaleve regjionale, do shkarkojë edhe fluksin e kërkesave në QKUK”, tha ministri Vitia.

Sipas Ministrit Vitia, përpos investimeve që do të realizohen gjatë këtij viti, në kuadër të planifikimeve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, janë planifikuar investime në projekte të cilat do të avancojnë shërbimet për

qytetarët.

Më pas ministri Vitia bashkë me zv/Ministrin Berisha dhe udhëheqësit e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, vizituan hapësirën e repartit që në të ardhmen do të ofrojë shërbimet e Kardiologjisë Invazive, Repartin e Kirurgjisë, Qendrën për Dializë si dhe hapësirën ku do të vendoset rezonanca magnetike.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Vitia u njoftua gjithashtu edhe për mbarëvajtjen e “Objektit spitalor për

nënën dhe fëmijën” që ka për qëllim përmirësimin e kujdesit ndaj shëndetit të popullatës, veçanërisht të kujdesit ndaj shëndetit të nënës e fëmijës.

Zyra për Komunikim me Publikun

 

Artikulli paraprakTest personaliteti: Ajo që shihni së pari tregon shumë për mënyrën se si i trajtoni konfliktet dhe sfidat
Artikulli i rradhës Pse të filloni mamografinë në moshën 40 vjeçe: Rekomandimet e mjekëve amerikanë kanë ndryshuar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.