Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personeli shëndetësor në QKUK nuk i përmbahet kodit të veshjes

Lajme 22/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Female medicine doctor hand holding silver pen writing something on clipboard closeup. Medical care, insurance, prescription, paper work or career concept. Physician ready to examine patient and help
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thonj artificial e aksesorë, janë përmendur në raportin për infeksionet brenda spitalore në QKUK, ku thuhet se një ndër shkaktarët e transmetimit të infeksioneve, janë dhe zgjatja e thonjve artificial apo dhe aksesorët tjerë.

E kjo tregon se personeli shëndetësor në QKUK nuk i përmbahet kodit të veshjes, i cili do të duhej të ishte diçka e padiskutueshme për mantelbardhet.

Derisa thonjtë e aksesorët nuk mungojnë në klinikat e QKUK-së, në vendet tjera të zhvilluara për gjëra të tilla as që bëhen fjalë.

Leta Bytyqi, mjeke interniste në Gjermani, thotë se personelit shëndetësor gjatë orarit të punës, nuk i lejohet të mbajnë as orë, as unazë dhe asnjë aksesor tjetër. Ndërkaq për thonj artificial as që bëhet fjalë.

” Këtu në klinika nuk na lejohet të mbajmë as orë, as unazë as zinxhir. Sepse për thonj artificial as që bëhet fjalë. Ne dhe uniformat i kemi me mëngë të shkurta, për shkak të higjienës. Neve mjekëve madje nuk na lejohet as t’i lëshojmë flokët gjatë orarit të punës “, tha ajo.

Edhe infektologu Lul Raka i pyetur  nga “IndeksOnline”, për thonjtë artificial të QKUK-së,  tha se punëtorët shëndetësore të cilat punojnë me pacientët, nuk do të duhej të lejohen të mbajnë thonj artificial,  pasi që kjo është normë themelore, për një punëtorë shëndetësor.

” Nëse duhesh me u kujdes për pacientin s’ka dilema aty. Nuk do të duhej me lejohet të mbajnë thonj nëse ato punojnë me pacientin.  Këto janë norma themelore”, tha ai.

Ndërsa nga drejtoria e ShSKUK-së, i është thënë “IndeksOnline”, se SHSKUK ka një rregullore të miratuar që nga viti 2016, lidhur me veshjen, dukjen e të punësuarve në institucioneve shëndetësore që menaxhohen nga ShSKUK, e cila ende është valide.

“Drejtoria e ShSKUK, ka përsëritur njoftimin, urdhëresën për njësitë dhe tashmë i’u është rikujtuar, në rastet kur vërehet mos zbatim dhe shkelje e saj, do të ndërmerren masat konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Ndërkaq në rregulloren e SHSKUK-së për veshjen dhe dukjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore publike, thuhet se të punësuarve u ndalohet rritja, mbjellja  e thonjve si dhe ngjyrosja me ngjyra të theksuara dhe dizajnimi i tyre. Sipas rregullores, të punësuarit brenda institucioneve shëndetësore publike mund të bartin vetëm unazat e martesës dhe një palë vath diskret nga ari apo argjenti. Ndërkaq stolitë dhe  format e tjera të stolive që shpojnë trupin, ndalohen dhe nuk duhet të mbahen./IndeksOnline/

Artikulli paraprakMjekët ia shpëtuan jetën duke ia qepur këmbën mbrapsht njeriut pasi ia prenë këmbën
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.