Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java e vetëdijesimit për sklerozën multiple, shkruan Dr. Blerim Myftiu

Lajme 29/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Skleroza multiple (MS) është një sëmundje e cila cilësohet në radhë të parë të jetë inflamatore apo demielinizuese, por me kalimin në fazën degjenerative në vitet e mëvonshme të saj.

Shkruan: Dr. Blerim Myftiu, neurolog

ÇKA ËSHTË SKLEROZA MULTIPLE?

Skleroza multiple (MS) është një sëmundje e cila cilësohet në radhë të parë të jetë inflamatore apo demielinizuese, por me kalimin në fazën degjenerative në vitet e mëvonshme të saj. Procesi patofiziologjik zhvillohet në sistemin nervor qendror – tru dhe palcë të kurrizit – me ç’rast dëmtohet mbështjellësi proteino-yndyror i qelizave nervore i cili quhet mielinë. Për shkak të dëmtimit të mielinës, vjen deri te krijimi i zonave të shumta pezmatuese në tru dhe palcë të kurrizit, të cilat në imazherinë me rezonancë magnetike (MRI) duken si të ashtuquajtura “pllaka demielinizuese” dhe të cilat shkaktojnë simptoma të llojllojshme dhe me intensitet të ndryshueshëm te personi përkatës.

CILAT JANË FORMAT DHE SIMPTOMAT MË TË SHPESHTA TË SKLEROZËS MULTIPLE?

Në rreth 80-85% të rasteve skleroza multiple ka ecuri me “sulme dhe përmirësime” (ang. Relapsing-remitting – RRMS). Kjo nënkupton që simptomat e sëmundjes manifestohen, qëndrojnë për disa ditë deri në disa javë dhe përmirësohen ose në mënyrë spontane, ose me trajtimin me kortikosteroide. Pas një periudhe qetësie që mund të ndryshojë nga disa muaj deri në disa vite, simptomat e njëjta apo të tjera, me intensitet të njëjtë apo më të lehtë/rëndë manifestohen sërish dhe po ashtu mund të tërhiqen pjesërisht apo plotësisht.

Pjesa e mbetur e pacientëve kanë ecuri të simptomave dhe të shenjave neurologjike përkeqësuese që nga fillimi dhe në këta persona nuk vërehen përmirësimet spontane apo me trajtim deri në masë të plotë. Por, simptomat dhe shenjat që me vete e sjellin paaftësinë progredojnë me kohë. Kjo formë e sëmundjes quhet progresive primare (PPMS).

Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve me formën RRMS, pas rreth 15 vitesh të sëmundjes, mund të hyjnë në fazën e ashtuquajtur progresive sekondare (SPMS) të sëmundjes, me ç’rast sulmet dhe keqësimet akute janë më pak të dukshme, por progresioni i sëmundjes që sjellë me vete paaftësi të shkallëve të ndryshme është më i dukshëm.

Simptomat më të shpeshta me të cilat prezantohet sëmundja janë neuriti optik (turbullimi i të parit zakonisht në njërin sy), mpirja e njëanshme trupore apo në të dy gjymtyrët e poshtme, humbja e fuqisë apo paralizë e njërës gjysmë të trupit apo e gjymtyrëve të poshtme, vështirësia e urinimit, marramendja, humbja e drejtpeshimit, koordinimit dhe e aftësisë për të ecur në mënyrë të pavarur apo kombinimi i njëkohshëm i cilësdo simptomë të lartpërmendur ndërmjet vete.

SI DIAGNOSTIKOHET SKLEROZA MULTIPLE?

Skleroza multiple diagnostikohet në bazë të simptomave dhe shenjave neurologjike të përshkruara më sipër, imazherisë me rezonancë magnetike ku shihen lezione me formë, madhësi, shpërndarje dhe lokalizim të caktuar, si edhe me metoda ndihmëse laboratorike siç janë testimi i lëngut trunoshpinor për sintezën intratekale të IgG-së (bandat oligoklonale), potencialet e evokuara vizuale (VEP) etj.

KË E PREK MË TEPËR SKLEROZA MULTIPLE?

Rreth 2.3 milionë njerëz në botë vuajnë nga skleroza multiple. Në çdo të pestën minutë, një person anembanë botës diagnostikohet me këtë sëmundje. Sëmundja e prek më tepër moshat e reja, kështu mosha karakteristike e shfaqjes së simptomave dhe e diagnostikimit të sklerozës multiple është 20-40 vjeç. Mosha mesatare e të diagnostikuarve me MS në Kosovë është 30. Rreth dy e treta e personave të prekur me MS janë femrat.

Në Kosovë rreth 60 persona diagnostikohen mesatarisht me MS. Numri i pacientëve të regjistruar me këtë sëmundje në Kosovë është afro 600. Diagnostikimi, planifikimi i trajtimit afatgjatë, përcjellja dhe menaxhimi i përgjithshëm i personave me MS në Kosovë bëhet në Njësinë e Sëmundjeve Demielinizuese në Klinikën e Neurologjisë në QKUK. Në çdo spital rajonal të Kosovës, neurologët janë trajnuar për adresimin e ankesave të pacientëve me MS.

Artikulli paraprakFDA-ja i jep leje Elon Musk-ut të testojë vendosjen e çipit në tru
Artikulli i rradhës Keqformime kongjenitale: Menisku diskoid te fëmijët dhe adoleshentët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.