Komisioni Evropian ka ndjekur Shtetet e Bashkuara në miratimin e vaksinës së parë në botë për virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV), që do të përdoret nga personat e moshës 60 vjeç e sipër, tha të mërkurën prodhuesi i kësaj vaksine, GlaxoSmithKline.
“Ky autorizim për vaksinën Arexvy do të thotë që personat e kualifikuar mund të vaksinohen kundër sëmundjes RSV për herë të parë,” tha në një deklaratë shefi shkencor i kompanisë zhvilluese GSK, Tony Wood, raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.
Shtetet e Bashkuara e miratuan barin ndaj këtij virusit muajin e kaluar, ndërsa vaksina është kulmi i një gjuetie prej dekadash për të mbrojtur njerëzit vulnerabël nga sëmundja e zakonshme.
Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV), zakonisht shkakton simptoma të buta, të ngjashme me ftohjen, por mund të jenë shqetësime serioze për foshnjat dhe të moshuarit, si dhe për ata me sistem të dobët imunitar dhe gjendje shëndetësore ekzistuese. Në raste të rënda mund të shkaktojë pneumoni dhe bronkiolit.
Kompania GSK , tha se virusi sincicial i frymëmarrjes ishte “një virus i zakonshëm, ngjitës i frymëmarrjes që çon në… afërsisht 20,000 vdekje brenda spitalit çdo vit në personat e moshës 60 vjeç e sipër në Evropë”. /Gazeta Shneta/




