Nga muaji prill Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka filluar me shërbimin geriatrik(personat pa përkujdesje familjare.
Këto shërbime përfshijnë komponentët fizike, sociale dhe psiqike të shëndetit. Kontrollat mjekësore ofrohen nga stafi shëndetësor në shtëpitë e pacientëve , shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komunës së Podujevës në Facebook. Sipas tyre ky shërbim po ofrohet në vazhdën e avancimit të shërbimit të kujdesit mjekësor shtëpiak për pacientët në nevojë.
Qytetarët të cilët njohin persona pa përkujdesje familjare dhe kanë nevojë për marrjen e shërbimeve mjekësore t’i paraqesin rastet në numrin e telefonit pa pagesë 080019111 çdo ditë pune dhe vikendeve në orarin 08-19. /Gazeta Shneta/




