Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

1 në 6 persona kanë problem me shëndetin mendor në Evropë

Lajme 08/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
shendeti mendor i burrave
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se pandemia COVID-19 ka rritur numrin e njerëzve me probleme me shëndetin mendor. BE-ja ka bërë thirrje që shëndeti mendor të vihet në të njëjtin nivel me shëndetin fizik.

Komisioni Evropian ka njoftuar se situata me shëndetin mendor është përkeqësuar, problemet e shëndetit mendor prekin 1 në 6 persona në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa është bërë thirrje që shëndeti mendor të vendoset në të njëjtin nivel me shëndetin fizik.

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të mbështesë shtetet anëtare që të vendosin shëndetin mendor në radhë të parë.

Ata kanë ofruar disa elemente kryesore për të trajtuar çështjet e shëndetit mendor, sigurimin e shëndetit mendor në punë, mbrojtjen e fëmijëve dhe e të rinjve.

Edhe para pandemisë COVID-19, problemet e shëndetit mendor prekën rreth 84 milionë njerëz në BE dhe këto shifra janë përkeqësuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik.

“Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik. Këtë e kujtuan sërish qytetarët gjatë Konferencës për Ardhmërinë e Evropës. Sot, ne po bëjmë një hap të madh për të mbështetur shëndetin mendor në Evropë, për më të rrezikuarit, përfshirë njerëzit dhe fëmijët që ikin nga Ukraina. Fëmijë që duhet të kapërcejnë përvoja të tmerrshme. Qasja jonë evropiane, e para e këtij lloji, e vendos shëndetin mendor në të njëjtin nivel me shëndetin fizik dhe përshkruan gjithçka që bëjmë për të siguruar që mbështetja të jetë e aksesueshme dhe e përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për të,” ka theksuar Von der Leyen.

Komisioni Evropian ka marrë 20 nisma dhe ka ndarë 1.2 miliard euro financime nga instrumente të ndryshme financiare lidhur me shëndetin mendor.

 

Artikulli paraprakNga janari 2024, ilaçet me një çmim
Artikulli i rradhës Në Klinikën e Radiologjisë në pesë muajt e parë të vitit, u ofruan rreth 60 mijë shërbime mjekësore radiologjike

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.