Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekësia Familjare në Gjilan merr donacion prej 20 mijë eurosh nga Turqia

Lajme 13/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Mjekesia Familjare ne Gjilan
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka pranuar sot një donacion me pajisje nga Turqia, në vlerë 20 mijë euro.

Pranimi i këtij donacioni u bë në një ceremoni ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angili, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Recai Yilmaz, koordinatori i organizatës TIKA, Cihan Dinçer, si dhe përfaqësues të tjerë nga Turqia dhe komuna e Gjilanit.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt është vazhdim i bashkëpunimit të mirëfilltë mes Kosovës dhe Turqisë, po edhe i ndihmës që i ka dhënë vendit tonë deri tani populli turk dhe qeveria turke.

Ai ka theksuar se nga Turqia pret përkrahje edhe në të ardhmen.

“Ne do të vazhdojmë të jemi falënderues për kontributin e dhënë nga Turqia në Kosovë, ndërkohë që mund të them se në takimin e sotëm me ambasadorin kishim edhe një diskutim që shkon përtej ndihmës së njëanshme kundrejt Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Njëherësh, Hyseni falënderoi ambasadorin për vizitën e sotme në Gjilan dhe bisedën e mirë e konstruktive që patën së bashku, duke uruar që shumë shpejt, ato që janë diskutuar në takimin e sotëm, të fillojnë të jetësohen e të bëhen realitet, duke mos harruar të përmend as ndihmat dhe bashkëpunimin e mëhershme nga ky shtet mik.

Përndryshe, siç thanë përfaqësuesit nga ambasada dhe këshilli turk në Kosovë, Turqia e ka ndihmuar Kosovën edhe deri tani në kulturë, arsim, infrastrukturë dhe fusha tjera, përmes projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç është një i tillë edhe projekti për QKMF-në në Gjilan.

Drejtoresha e QKMF, Arbenita Hajdari ka thënë se donacioni prej dy makinave industriale për pastrimin e çarçafëve dhe gardërobës së punës, është i mirëseardhur për këtë institucion shëndetësor.​

Artikulli paraprakShqetësuese lista e pritjeve në QKUK, Vitia: Planifikohet që të punohet në dy ndërrime
Artikulli i rradhës OKB me paralajmërim: Inteligjenca Artificiale kërcënim për njerëzimin po aq sa ai bërthamor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.