Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ZKA nis auditimin në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Programin për trajtimin e pacientëve jashtë vendit

Lajme 16/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nisur një auditim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, përkatësisht në Programin për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Publike. Auditimi do të bëhet për periudhën 2019-2022 dhe Gazeta ka mësuar se lidhet me raportimet e mediave për dyshimet për keqpërdorime në këtë program. Gazeta Shneta vitin e kaluar pati raportuar për dyshimet për fryrje të faturës në rastin e trajtimit të një paciente 10-vjeçare.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nisur një auditim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë institucion do të bëhet auditimi i shpenzimeve të Programit për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike në periudhën 2019-2022. Auditimi poashtu do të prek edhe Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.

Fillimin e audimitimit e ka konfirmuar ZKA në një përgjigje për Gazetën. Ata kanë thënë se fushëveprimi i këtij auditimi do të jenë FSSH dhe SHSKUK, si dhe institucione tjera të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e fondit për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike.

“Angazhimi i filluar është auditim i performancës dhe ka për qëllim të vlerësoj efikasitetin dhe efektivitetin e Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Ky auditim përfshinë periudhën 2019-2022 dhe do të mbulojë procesin që nga aplikimet e bëra nga pacientët potencial e deri tek mbyllja apo barazimi me spitalet përkatëse për këta pacient”.

“Fushëveprimi i auditimit do të jetë Fondi për Sigurime Shëndetësore, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe institucione tjera të mundshme publike përgjegjëse për menaxhimin e Fondeve publike të këtij programi, që mund të jenë burim të informacioneve të duhura për qëllime të auditimit”, thuhet në përgjigjen e ZKA-së.

Gazeta ka mësuar se auditimi do të bëhet me qëllim të zbardhjes së dyshimeve në lidhje me raportimet për keqpërdorime në fondet për trajtimin e pacientëve kryesisht në spitalet e Turqisë. ZKA nuk e ka mohuar këtë çështje, por ka thënë se merr në konsideratë çdo indikacion në lidhje me shpenzimin e parasë publike.

“Zyra Kombëtare e Auditimit merr në konsideratë dhe analizon rreziqet dhe peshën financiare për çdo indikacion të mundshëm në lidhje me shpenzimin e parasë publike dhe bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Ligjin 05/L-055 Për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit zhvillon auditime. Bazuar në mandatin që i jep kjo kornizë ligjore, Auditorja e Përgjithshme ka vendosur të kryhet ky auditim”, thuhet në përgjigjen e ZKA-së.

ZKA ka konfirmuar poashtu se Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca ka diskutuar edhe me Gjykatën e Llogarive në Turqi për të adresuar çështjen e trajtimit të pacientëve kosovarë përmes fondeve publike në spitalet e Turqisë.

“Në lidhje më dy pyetjet e fundit, informoheni se Auditorja e Përgjithshme, në kuadër të takimeve ndërkombëtare, në takimin bilateral më përfaqësues të Gjykatës se Llogarive të Turqisë e ka adresuar çështjen e trajtimit të pacientëve të Kosovës në institucionet shëndetësore të Turqisë që ndërlidhen me disa shqetësime lidhur me Programin për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Palët janë dakorduar që të vazhdohet diskutimi lidhur me adresimin e këtyre çështjeve”, thuhet në këtë përgjigje.

Gazeta ka kërkuar sqarime për këtë auditim edhe nga zyrtarët e FSSH-së, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë se pas raportimeve për këto dyshime për keqpërdorime, është shkarkuar ish-drejtori i FSSH-së Fatmir Plakiqi.

Gazeta Shneta vitin e kaluar ka publikuar një hulumtim në lidhje me dyshimet për fryrje të faturës në rastin e një pacienteje 10-vjeçare.

Pacientja fatkeqësisht nuk i mbijetoi sëmundjes së leukemisë akute dhe nuk arriti të kryente tranplantin e palcës kockore në spitalin ‘Medical Park’ në Turqi. Prindi e kishte njoftuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore më datën 11.06.2021 se vajza ka vdekur dhe nuk ka arritur t’i nënshtrohej intervenimit për tranplant. Pas njoftimit të prindit, lënda u dërgua në rishqyrtim tek Bordi Ekzekutiv i cili e reduktoi shumën në 49 mijë euro më 14.07.2021, nga 138 mijë euro sa ishte në fillim. Por në fakt FSSH e kishte kryer pagesën e plotë më 28.06.2021, rreth dy javë pas njoftimit të prindit se vajza ka ndërruar jetë.

Më poshtë gjeni linkun e plotë për këtë rast. /Gazeta Shneta/

Fondi pagoi mbi 138 mijë euro spitalin turk për pacienten e cila ndërroi jetë dhe nuk arriti të kryente tranplantin e palcës

Artikulli paraprakTensioni i syrit: Shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku
Artikulli i rradhës 5 ushqime që ulin kolesterolin sipas kardiologes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.