Arianit Jakupi kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës i ka shprehur përkrahje drejtoreshës së re të Barnatores Qendrore të QKUK-së.
Dardane Mehaj është drejtoresha e re në Barnatoren Qendrore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Barnatorja e cila është përgjegjëse për kërkesat dhe furnizimin me barna të njësive të QKUK-së dhe SHSKUK-së, ka marr përkrahje nga Arianit Jakupi i cili drejton Odën e Farmacistëve të Kosovës.
“Sigurisht se duke qenë se në mandatin e kaluar ka ushtruar detyrën e zv.kryetares së OFK është e nënkuptueshme se do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të secilit prej nesh”, thuhet në një njoftim të publikuar nga OFK.
Arianit Jakupi muaj më parë u shkarkua nga pozita e kryetarit të OFK-së me anë të një mocioni në Kuvendin e kësaj organizate, por i njëjti u rikthye në këtë pozitë përmes një vendimi të Gjyqit të Nderit.
Pozita e shefes së Barnatores Qendrore në QKUK është një nga pozitat më të rëndësishme për furnizimin me barna dhe materiale shpenzuese mjekësore. BQ më parë është udhëhequr nga Shqipe Fetahu e cila ishte emëruar nga ish-drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, ndërsa para saj ka qenë shefe Gëzime Pllana. /Gazeta Shneta/




