Me 16 Qershor është bërë hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Petrovë.
Jo rastësisht është zgjedhur data 16 Qershor sepse pikërisht në këtë datë para 24 vitesh, personeli mjekësor i përbërë nga mjekë të shquar, me një traktor me barna, u nisën nga Petrova dhe marshuan në QKMF, ku bashkë me ushtarët e UÇK-së në Zonën Operative i hapën dyert dhe në ato kushte filluan trajtimin mjekësor të pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.
Në hapjen e QKMF-së morën pjesë ishte kryetari i Komunës, z. Qemajl Aliu, drejtori i Shëndetësisë, z. Isa Haxhiu, drejtoresha e QKMF-së, znj. Pranvera Bajrami.
Për nder të kësaj dite të shënuar për mjekësinë në Shtime, përveç përurimit, kryetari Aliu bashkë me kabinetin qeverisës dhe personelin shëndetësor bën homazhe te busti i ikonës së shëndetësisë, Dr. Vezir Bajrami.
Kryetari Aliu ju dhuroi mantilbardhëve tëndafila të kuq në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre dhe kujdesin që e ofrojnë për bashkëqytetarët shtimjanë.
Tash e tutje nga ora 08:00 deri në 14:00 banorët do t’i marrin shërbimet bazike shëndetësore.




