Sot do të mbajë mot me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
IHK-ja thekson se duhet të kenë kujdes moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit./Gazeta Shneta/




