Moti në ditët e fundit të muajit qershor pritet të jetë stabil, mirëpo jo me temperatura të larta.
Temperatura minimale që do të shënohet gjatë kësaj jave do të jetë 10C, të premtën, kurse maksimalja do të arrijë deri në 27C të martën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“26.06 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
27.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
28.06 – Kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
29.06 – Herët në mëngjes, aty këtu priten kushte për riga lokale shiu. Ditën më shumë intervale me diell dhe jo shumë ngrohtë.
30.06 – Më ngrohtë dhe kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





