Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Uji për pije në zonat e vërshuara të Pejës është i sigurt, shkruan MSh’ja

Lajme 25/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse, vërshimet kanë shkaktuar dëme të larta në Pejë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instutit Kombëtar për Shëndetin Publik, uji për pije në territorin e komunës së Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara.

Raporti nga MSH’ja dhe IKSHPK’ja:

Komunikatë për media nga MSh dhe IKSHPK

Uji për pije në territorin e komunës së Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara

Prishtinë, 25 qershor 2023

Vërshimet e mbrëmjes së të shtunës, përpos komunës së Pejës, nuk kanë prekur komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Deçan, Klinë, Junik dhe Istog.

Nga ora 20:00 e të shtunës, me të parë përshkallëzimin e gjendjes brenda minutash, KRU “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe emergjencës në tërë zonën e mbulueshmërisë, duke iu pergjigjur situatës në terren me ekipet emergjente.

Peja, si komunë e prekur nga vërshimet, që nga fillimi i shfaqjes së periudhës së krizës si  pasojë e reshjeve, në aspektin e burimeve të ujit dhe sistemit të rrjetit furnizues ka qenë dhe mbetet në kontroll të ekipeve të përbashkëta të mbikëqyrjes së cilësisë, kualitetit dhe furnizimit.

Ekipet mbështetëse të KRU ‘Hidrodrini’, sot e diel, 25.06.2023 janë ndarë dhe mbeten në terren për ndërhyrje eventuale të lokalizuara.

Në matjet e përbashkëta të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (Pejë) dhe dhe KRU ‘Hidrodrini’, të  orës  07:00 të mëngjesit të sotëm, cilësia e ujit në burimet Uji i Zi dhe Radavc ka qenë brenda normave të kërkuara.

Në takimin e përbashkët të orës 12:00 sot, të Kreut të ‘Hidrodrini’, përfaqësuesve të Njësisë së ujërave nga IKSHPK, Drejtorisë së IRSHP-së Pejë dhe të përgjegjësve për shërbimin e ujërave në IRSHP-Pejë, bazuar edhe në të dhënat laboratorike, është ri-konstatuar situata nëpër burime dhe sistem si e qetë dhe e menaxhueshme, me përjashtim të paraqitjes së rënies së nivelit të shtypjes në pompën kryesore të qytetit dhe menjëherë janë aktivizuar kapacitetet ndihmëse me çfarë furnizimi mbetet stabil.

Matjet e përbashkëta në terren janë përditësuar edhe në ora 13:00 dhe të njëjtat rezultojnë në normë;

Burimi Uji i zi:

Turbullira 0.01 në normë, Klori rezidual 0.25 në normë.

Burimi Radavc:

Pika 1; Turbullira 0.45 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 2; Turbullira 0.31 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 3; Turbullira 0.71 në normë, Klori rezidual 0.03 në normë

Uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapara.

Ekipet e IKSHPK, QRSHP KRU “Hidrodrini” në Pejë janë në kontakt të vazhdueshem me të gjitha ekipet relevante në teren, dhe për çdo ndryshim eventual qytetarët dhe institucionet do të njoftohen në kohë reale.

Artikulli paraprakTre mënyra sesi prindërit mund t’ju ofrojnë mbështetje emocionale fëmijëve të tyre
Artikulli i rradhës A duhet të pastrohen lodrat e bebit tuaj?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.