Kohët e fundit Federate e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve fizike në vendin e punës ndaj punëtorëve shëndetësor dhe së fundmi ajo ka reaguar edhe lidhur me arrestimin e mjekëve në Prizren, arrestim i cili solli shumë reagime.
Federate e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shprehet e shqetësuar lidhur me këtë arrestim. Ajo shprehet edhe e indinjuar sesi arrestimet e kryerësve të sulmeve fizike ndaj personelit shëndetësor nuk kanë pasur as një reagim institucional, shkruan Gazeta Shneta.
Federate e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me arrestimin e mjekëve në Spitalin e Prizrenit.
Jo më larg se javën e kaluar, FSSHK është dashur që të regaojë për sulmet fizike në vendin e punës ndaj punëtorëve shëndetësor,ku kryerësit e këtyre veprave janë arrestuar disa ditë pas sulmeve dhe nuk është bërë asnjë lajm mediatik por as edhe një reagim institucional,- shkruhet në reagim.
Këtë situatë e konsideron si cënim të të dinjitetit,degradim e linçim publik si dhe arrestimin e profesionistëve shëndetësor pas denoncimit të rastit pa u kryer ekspertiza mjeko-ligjore e quajnë skandaloz.
FSSHK në asnjë rrethanë nuk tenton të ndërhyjë në procedurat gjyqësore/prokuroriale por arrestimi i profesionistëve shëndetësor pas denoncimit të rastit pa u kryer ekspertiza mjeko-ligjore është SKANDALOZ. Mjekët të cilët edhe gjatë festës i kanë lënë familjet e tyre për ti shërbyer qytetarëve,ata të cilët në historikun e tyre profesional nuk kanë asnjë vërejtje,sot po ballafaqohen me cënim të dinjitetit,degradim e linçim publik,- thuhet në reagim.
Përmes reagimit të tyre ata thonë se këto raste ndodhin edhe në vendet bashkëkohore mirëpo zgjidhja e këtyre rasteve nuk fillon me arrestime.
Duke bashkëndjerë dhimbjen me familjen e pacientit, në sistemin shëndetësor si tek ne ashtu edhe në vendet bashkëkohore ndodhin fatkeqësisht edhe përfundime të rasteve me vdekje,por zgjidhjet e rasteve nuk fillojnë me arrestime,- shkruan FSShK-ja.
FSShK-ja ka kërkuar që të lirohen mjekët e arrestuar pa u penguar procedura hetimore për zbardhjen e rastit./Gazeta Shneta/




