Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shoqata e Anesteziologëve reagon kundër arrestimit të mjekëve në Spitalin e Prizrenit

Lajme 30/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës ka reaguar kundër arrestimit të tre mjekëve në Spitalin e Prizrenit.

Kjo shoqatë fillimisht ka shprehur keqardhje për lindjen e foshnjës pa shenja jete, ndërsa ka theksuar se punëtorët shëndetësorë kanë sakrifikuar gjatë për jetët e pacientëve.

“Edhe sa mjekë duhet të burgosen në vendin tonë, që vendimmarrësit e shtetit  të vendosin që këtë kategori profesionale ta respektojnë ashtu si e ka merituar me punën e vet ndër dekada, ose ashtu si respektohet në vendet fqinje në Ballkan ose edhe në Perëndim”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 30 Qershor 2023

Reagim i ShAIK lidhur me arrestimin e tre mjekëve në Spitalin e përgj. të Prizrenit

Së pari, ndiejmë keqardhje dhe shprehim ngushëllime të sinqerta për familjarët e foshnjes së lindur pa shenja jete në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, për të cilën mjekët tanë dhanë shumë nga jeta, shëndeti dhe ndjenjat e tyre, ashtu si e kanë bërë gjithmonë, si askush tjetër nga tërë spektri i intelektualëve në vend.

Prej vitit 1990 e deri në ditët e sotme, sistemi shëndetësor i Kosovës është ballafaquar me sfida të natyrave të ndyshme, duke filluar nga përpjekja e vazhdueshme e punëtorëve shëndëtësorë që të zhvillojnë mjekësinë kosovare deri në vitët e ’90, pastaj sfida me politikën serbosllave dhe përjashtimi nga puna i shumicës së punëtorëve shëndetësorë, përpjekja e organizimit shëndetësorë në shtëpitë private dhe tentimi i shfrytëzimit të institucioneve publike për çështje madhore patologjike, mbajtja e arsimimit shëndetësor në kushte të vështira në shtëpi private deri në luftën e fundit të vitit 1999, diskriminimi nacional për një dekadë, puna e madhe e këtyre punëtorëve pas lufte, që të rimëkëmbet sistemi, puna pa orar dhe me “ndihma”(Rroga) për 24 vite, përpjekje maksimale që në këto kushte të rënda, të kontribojnë në mjekimin e popullatës dhe njëkohësisht të punojnë në përcjelljen e zhvillimeve të mjekësisë botërore me shpenzime vetanake, me fjalë tjera, duke u sakrifikuar për gjysmë shekulli në zhvillimin profesional dhe kontributin kombëtar, për të pritur ditën që profili më i arsimuar në shtet dhe më i sakrifikuari për dekada, të paraburgoset, “me dyshimin e bazuar” se personi zyrtar-mjeku ka kryer vepër penale “trajtimi i pandërgjegjshëm” i pacientit !!!

A thua e merituam që pas kaq shumë vitesh sakrifice, ne “Heronjtë e Pandemisë” të trajtohemi kështu nga sistemi i drejtësisë në Kosovë?

A thua sistemi i ndjekjes juridike duhet të trajtojë njëjtë, si veprën e mjekut, i cili tërë jetën e vet ia ka kushtuar ndihmës mjekësore humanitare për pacientin, ashtu edhe veprën e keqbërësit, kriminelit, matrapazit, përfituesit, zhvatësit….etj, i cili tërë jetën e vet ia ka kushtuar të keqes së njerëzimit !!! Dhe në fund të gjinden në të njëjtën hapësirë !

Edhe sa mjekë duhet të burgosen në vendin tonë, që vendimmarrësit e shtetit  të vendosin që këtë kategori profesionale ta respektojnë ashtu si e ka merituar me punën e vet ndër dekada, ose ashtu si respektohet në vendet fqinje në Ballkan ose edhe në Perëndim ?

Asnjëherë nuk do të dëgjoni që në këto vende ka “aksione” të tilla të policëve hetues ndaj mjekëve, sepse respektojnë vlerat njerëzore dhe profesionale, që janë shtyllë e shtetit të zhvilluar.

Lidhur me rastin në fjalë:

Janë paraburgosur 3 mjekë me “dyshimin e bazuar” për “trajtim të pandërgjegjshëm” ose “për mundësinë e fshehjes së fakteve” dhe për 48 orë janë mbajtur të mbyllur në hapësira burgu me kushte mizore, sikur të ishin vrasës ose trafikantë, ose kriminel lufte ! Me “dyshimin e bazuar”?

Anesteziologu si pjesëtar i ekipit të asaj nate në kujdestari, prej momentit të thirrjes me mobil nga ekipi i mjekëve, ka qenë te familjarët e pacientes për të marrë nënshkrimin në Fletëpëlqim për kryerjen e operimit të pacientes në anestezion të përgjithshëm dhe pas 5 min. ka qenë në sallë dhe ka filluar operimi. Pastaj ka tentuar të ringjall foshnjen e posalindur pa shenja jete, duke i ndihmuar Neonatologut, por të njëjtën nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

As në qendrat shëndetësore më të avancuara, nuk ka mundësi që anesteziologu të reagoj më shpejtë!

Dhe pas një punë të tillë profesionale që është dërmuese për shëndetin e mjekut, ai gjindet në dhomë burgu !!!

Këtë padrejtësi në trajtim të mjekut mund ta korrigjojnë vetëm organet vendimmarrëse të shtetit në nivel më të lartë.

Këkojmë nga organet e drejtësisë që të kryejnë punën e vet, por mos të shkaktojnë efekte anësorë të tilla, që janë më të mëdha se sa sikur ato të mos ekzistonin fare !

Kërkojmë që këto organe të drejtësisë të kenë Këshilltarë profesional mjekësor lidhur me trajtimin e rasteve në sistemin shëndetësor, që do të lehtësonte sjelljen e vendimeve konstruktive, me ç’rast do të ngriste imazhin e sitemit të drejtësisë dhe do të ruante imazhin e sistemit të shëndetësisë.

Kërkojmë nga Oda e Mjekëve të Kosovës-OMK që të mos vetkënaqet me reagime editoriale, por të ndërmerr veprime konkrete në bashkëpunim me të gjitha nivelet e organeve të sistemit të drejtësisë, që në të ardhmen mjekët të trajtohen me dinjitet konform punës së tyre dhe para drejtësisë të vihen vetëm në rastë shumë të rralla, kur ka vepra kriminale të qëllimshme, e jo të merren në përgjegjësi penale mjekët që janë duke i ndihmuar popullatës, për tërë këto vite, përkundër që lëshimet eventuale dhe padashje mund të jenë pjesë e punës së të gjitha ekipeve mjekësore në institucione me renome ndërkombëtare.

Me respekt,

Dr Lulzim EMINI, Mr.Sci.

Kryetar i ShAIK

 

Artikulli paraprakSi ta di nëse jashtëqitjet e bebit tuaj janë normale
Artikulli i rradhës A mund të jetë gluteni indikatori kryesor i infertilitetit?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.