Shpërblimi më i mirë i punës së stafit mjekësor është edhe mirënjohja dhe falënderimi të cilët ata marrin nga pacientët.
Një paciente ka falënderuar stafin e klinikës Infektive, shkruan Gazeta Shneta.
Një grua pas diagnostifikimit të një sëmundje ishte shtrirë në klinikën Infektive, në repartin B. Sjellja e stafit, përkujdesja që kanë pasur për të ka bërë pacienten që t’i falënderojë publikisht.
Falënderim të veçantë ka pasur për doktoreshën Linda Ajazaj Berisha.
Pacientja ka treguar për kushtet e vështira që hasin mjekët dhe përkundër këtyre vështërsive ata janë pranë pacientëve gjithmonë.
Edhe pse në kushte shumë të vështira ekonomike zemërgjerësia ndaj pacientëve nuk mungonte. Shpresoj të mos shihemi asnjëherë në gjendjen e njëjtë siç isha, por në zemër do të ju mbaj përgjithmonë,- ka shkruar ajo./Gazeta Shneta/





