Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vlera e tenderit për pastrimin e Qendrës në Shtime rritet nga 82 në 110 mijë, zyrtarët arsyetohen me ngritjen e pagave për punëtorët

Lajme 06/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tenderi për pastrimin e hapësirave në Qendrën Rehabilituese në Shtime nga 82 mijë sa ka qenë vitin e kaluar për 12 muaj, ka shkuar në 110 mijë këtë vit. Zyrtarët janë arsyetuar se kjo rritje është bërë pasi janë rritur edhe pagat e punëtorëve.

Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime këtë vit do të paguaj rreth 30 mijë euro më shumë për pastrimin e hapësirave të brendshme, shkruan Gazeta Shneta.

Vlera e tenderit nga 82 mijë sa ka qenë vitin e kaluar, këtë vit është parashikuar 110 mijë.

Zyrtarët në Spitalin e Ferizajt të cilët e kryejnë prokurimin për QIRSKP kanë deklaruar se kjo rritje është bërë për shkak të kërkesës për rritje të pagave nga 265 euro në 400 euro bruto për 18 punëtorë.

“Ju njoftoj se ne vitin e kalum(2022)  ka qene vlera e parashikuar 82,000.00 €. Pasi qe Paga mujore neto ka qe per nje punetor 265.00 €,kurse ne kete vite eshte paga per nje puneto 400.00 €neto,ketu eshte dallimi dhe arsyja qe eshte rrit Vlera e parashikuar ne kete vit”, ka deklaruar Sami Malsiu Ud. Menagjer i prokurimit.

Ai ka prezantuar edhe tabelat e vitit të kaluar dhe tenderit të sivjetmë ndërsa ka thënë se vlera e parashikuar këtë vit është 110 mijë euro sipas Deklaratës së nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve.

Sipas kritereve që janë vendosur në këtë tender, operatori ekonomik që do të fitoj kontratën obligohet që t’ua vazhdojë kontratat 18 punëtorëve aktual ndërsa pagat bruto do të jenë nga 400 Euro.

Kompania që ishte shpërblyer me këtë tender vitin e kaluar ka qenë “Selmans Netëork” në vlerë afër 80 mijë Euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPamjet horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar prej tre vitesh
Artikulli i rradhës Epilepsia: Harta e re e trurit mund të ndihmojë në kontrollin e simptomave

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.