Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e kuadrove të bio-inxhinierisë po paraqet problem për shëndetësinë

Lajme 07/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pajisje të cilat janë jashtë funksionit si pasojë e prishjeve, por edhe pajisje të cilat nuk ka kush të punojë me to.

Agron Boshnjaku, zyrtar për pajisje mjekësore, thotë se nuk ka ende drejtime për kuadro të bio-inxhinierëve në Kosovë, dhe sipas tij, kjo po paraqet problem për shëndetësinë kosovare.

“Kosova për fat të keq nuk ka ende kuadro të fakulteteve ku studentët mësojnë bio-inxhinieri mjekësore. Dhe kjo është një e metë e madhe e shtetit tonë që nuk mendon t’i ketë bio-inxhinierët e vet dhe kjo është një rrezik shumë i madh. Për këtë arsye shteti duhet të prodhojë kuadro të reja, sepse Kosova do të ketë shumë problem për inxhinierë të rinj”, ka thënë Boshnjaku

Ndërsa, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani, thotë se kur të aplikojnë për programe të reja të studimeve është paraparë që disa lëndë të lidhin  mjekësinë me inxhinierinë.

“Në të ardhmen do të kemi lëndë dhe jemi duke përgatitur kuadro. Dy profesoresha i kemi që janë drejtuar në bio-inxhiniering të pjesa e elektromagnetikes. Pastaj me kalimin e programit të ri të studimeve mund të ofrojmë kuadro edhe për mjekësinë edhe ato ndërlidhjet që i kanë për pajisjet mjekësore dhe për ndërhyrje”, ka thënë Shabani.

Radio Kosova ka kërkuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës të dijë se kur pritet të ketë programe dhe kuadro të reja për bio-inxhinieri, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Rtklive/

 

Artikulli paraprakStudim: Simptomat e sklerozës së shumëfishtë përparojnë më shpejt në disa njerëz
Artikulli i rradhës Ekspertët e syrit paralajmërojnë për rritjen e epidemisë së miopisë: Gjysma e popullsisë së botës do të jetë miop deri në vitin 2050

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.