Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avdyli kërkon të hiqen prodhuesit vendor nga Ligji për çmimet e barnave, PDK ka dyshime

Lajme 07/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që në Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, të largohen prodhuesit vendës, pasi sipas tij, ata janë të penalizuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodh, fabrikat vendore mund të mbyllen. Ai ka kërkuar që të mbështetet iniciativa e tij dhe ky Projektligj të ndryshojë.

“Për herë të parë Kosova ka një ligj për rregullimin e çmimin e barnave. Ky ligj ka një problem të vogël dhe duhet ta zgjidhim për të cilën mua më bën skeptik se a duhet ta votojmë apo jo. Pra nuk jemi duke e përkrah prodhuesin vendor, e të cilët kanë produkte për tregjet ndërkombëtare dhe përmes këtij ligji ne mund ta bëjmë mbylljen e ndonjë fabrike me qindra milionë euro”, tha Avdyli.

“Unë propozoj për herë të fundit që ta shtyjnë për një seancë tjetër, ndoshta javën tjetër që ndoshta ta lusim sponsorin e këtij ligji që ta sjellë edhe një nen që për Kosovë prodhuesi vendor ta caktojë çmimin. Dikush mund të thotë se prodhuesi mund ta ngris çmimin, por kjo nuk mund të ndodh sepse s’mund të rritet çmimi kur ka barna me çmime të ultë”, tha ai.

Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pati dyshime sa i përket propozimit të Avdylit.

“Një vit e gjysmë e kemi dorëzuar, ka ardh një projektligj shumë i dobët se sa ka qenë një vit e gjysmë e që është refuzuar nga ana e mazhorancës. Ky ligj përveç rregullimit të çmimeve tavan, do duhej të kishte edhe listën pozitive dhe rimbursimin e listave pozitive që i ndihmonte rasteve sociale, pensionistëve të cilët nuk mund t’i blinin barnat që kanë nevojë”.

“Ky ligj është harmonizuar më shumë me lobuesit jashtë Kosovës sesa me ata brenda këtu. Në mbledhje të grupit punues është kërkuar që neni për prodhuesit vendor të hiqet, pra me kërkesë të Kompanisë ‘Alkaloid’”, tha Haxhiu.

Me propozimin e deputetit Avdyli u pajtua edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, por që kritikoi institucionet se rekomandimet e palëve te interesit, nuk janë marrë për bazë.

“Praktikisht rekomandimet e palës së interesit nuk janë marrë parasysh dhe propozimi i deputetit Avdyli është i drejtë. Për prodhuesit vendor, për cilësinë nuk guxon që çmimi të ndikojë në cilësinë e barnave. Kontrolli i cilësisë së barit dhe stimulimi i prodhuesve vendor duhet të jetë prioritet i këtij ligji”, tha Dreshaj.

Artikulli paraprakEkspertët e syrit paralajmërojnë për rritjen e epidemisë së miopisë: Gjysma e popullsisë së botës do të jetë miop deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Shqipëri: Studentët e mjekësisë protestojnë kundër punësimit të detyruar për 5 vjet brenda vendit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.