Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kamberi flet pas peticionit për shkarkimin e tij: Disa nga mjekët e sabotuan punën për t’i ruajtur privilegjet e tyre

Lajme 13/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Lulzim Kamberi ka folur pas një peticioni të 18 mjekëve të klinikës për shkarkimin e tij. Kamberi i është kundërpërgjigjur se disa prej mjekëve e kanë sabotuar punën për të ruajtur privilegjet e tyre. Ai nuk ka folur për rastin e pretendimit për sulmin fizik të Fisnik Veliut nga Artan Ahmeti

Lulzim Kamberi ka dal me një reagim pas peticionit të nënshkruar nga 18 mjekë të klinikës së Kardiologjisë për shkarkimin e tij. Sipas Kamberit ky peticion ka ardhur pas sabotimit të punës nga disa prej mjekëve, gjë e cila sipas tij ka ndodhur për të ruajtur privilegjet e tyre, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas Kamberit kjo ka ndodhur pas ribashkimit të Klinikës së Kardiologjisë me shërbimin e kardiologjisë invazive vitin e kaluar.

“Mjekët respektivisht disa nga ta, të cilët kanë punuar në repartin e ndarë të kardiologjisë invasive) në vazhdimësi, për t’i ruajtur privilegjet e tyre (të natyrave të ndryshme dhe jo të pakta) kanë shprehur mosgadishmëri, rezistencë e cila është shprehur edhe me greva të njohura për opinionin përmes mediave. Këto veprime kohëpaskohe kanë arritur deri në nivel bojkoti madje-madje edhe deri në nivel sabotimi. Unë së bashku me strukturën menaxheriale dhe të gjithë Kolegjiumin e Klinkës në mënyrën më profesionale, më kolegilae, gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi kemi punuar fuqishëm në tejkalimin e këtyre situatave”, thuhet në reagimin e Kamberit.

Megjithatë Kamberi nuk ka folur për një prej çështjeve kryesore të ngritur në peticion, rastin e pretenduar për sulmin fizik të kardiologut Artan Ahmeti ndaj kolegut të tij Fisnik Veliu. Në peticion pretendohet se Kamberi e ka prolonguar masën disiplinore ndaj Ahmetit dhe e ka përzgjedhur shef të Njësisë koronare vetëm dy javë pas kësaj ngjarje.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë të Lulzim Kamberit:

Informatë sqaruese nga Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Dr.sc.Dr. Lulzim Kamberi-kardiolog për media lidhur me peticionin e disa prej kardiologëve të Klinikës së Kardiologjisë dt. Korrik 2023

Ju informoj se udhëheqja e Klinikës së Kardiologjisë është e bazuar, nga menaxhmenti  i saj, në profesionalizëm të lartë; duke analizuar dhe duke u perkujdesur për çdo të sëmurë në veçanti; duke kërkuar diskutim të gjërë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të sëmurin.

Në Klinikën e Kardiologjisë vizitat kryhen çdo ditë, në orë të njejtë nga mjeku përkatës dhe pason vizita nga të gjithë mjekët së bashku e udhëhequr nga shefi i repartit. Për mbarëvajtjen e vizitës përkujdesen shefat dhe unë duke mbikqyrur vizitat në çdo repart veç e veç.

Parim i instaluar në Klinikë është që të gjithë mjekët të punojnë pa asnjë pengesë procedurat për të cilat janë të aftësuar dhe përcaktuar. Ky parim është proklamuar si gjithëpërfshirje, mirëpërfshirje dhe shumëpërfshirje (kjo është mundësuar vetëm pas bashkimit të Klinikës së Kardiologjisë, e cila deri në prill 2022 ishte e ndarë dhe plotëfuqishëm bashkohet në shtator 2022, pas ndërrimit të kontratave të punës), nga ky parim menaxhmenti i Klinkës nuk ka lëvizur në asnjë moment. Mjekët respektivisht disa nga ta, të cilët kanë punuar në repartin e ndarë të kardiologjisë invasive) në vazhdimësi, për t’i ruajtur privilegjet e tyre (të natyrave të ndryshme dhe jo të pakta) kanë shprehur mosgadishmëri, rezistencë e cila është shprehur edhe me greva të njohura për opinionin përmes mediave. Këto veprime kohëpaskohe kanë arritur deri në nivel bojkoti madje-madje edhe deri në nivel sabotimi. Unë së bashku me strukturën menaxheriale dhe të gjithë Kolegjiumin e Klinkës në mënyrën më profesionale, më kolegilae, gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi kemi punuar fuqishëm në tejkalimin e këtyre situatave. Ju informoj se menaxhmenti i Klinkës eshtë përcaktuar që me tolerancën dhe me pozitivitetin më të lartë të organizojmë punën ashtuqë të përmirësojmë përkujdesjen ndaj të sëmurit si objektiv (i shenjtë) i yni më i lartë shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Riorganizimi i punës është në proces e sipër të zhvillimit, rezultatet e deritanishme janë shumë të larta. Mjafton të përmend se pothuaj çdo i sëmurë ka monitorim permanent; kemi themeluar repartin e Mjekimit gjysëmintensiv të Kardiologjisë, repart ky ku mjekohen të sëmurë shumë të rëndë me sëmundje multisistemike (vetëm në këtë repart janë mjekuar rreth 2500 të sëmurë në vitin paraprak nga rreth 6300 të sëmurë sa janë mjekuar në Klinikën e Kardiologjisë).

Për herë të parë kemi organizuar dhe funksionalizuar Shërbimin e Elektrofiziologjisë me çka kemi shuar nevojën që të sëmurët me këto patolologji të udhëtojnë jashtë vendit për mjekim (kjo është arritje e lartë sepse të sëmurëve përveç kursimit nga shpenzimet, iu është menjanuar edhe presioni i rendë psikologjik dhe vujatjet e tjera).

Menaxhmenti i Klinikës së  Kardiologjisë është duke punuar në vazhdimësi në riorganizim dhe ristrukturim për të shtuar efikasitetin, cilësinë dhe vëllimin e punës.

Shefat në Klinikën e Kardiologjisë janë zgjedhur me konkurs (konform legjislacionit në fuqi). Konkursi ka qenë intern dhe transparent për çka është përkujdesur Shërbimi Administrativ. Përzgjedhja e shefave është kryer nga Komisioni i Pavarur i zgjedhur nga Drejtoria e SHSKUK, me leje nga Bordi i SHSKUK.

Shefat e zgjedhur nuk kanë pasur ndalesa administrative për pozitën ku kanë konkuruar, përndryshe nuk do të mund as të konkuronin.

Klinika e Kardiologjisë e udhëhequr nga unë si Drejtor i Klinikës jemi të angazhuar thellësisht dhe fuqishëm por, me pozitivitetin dhe tolerancën më të lartë në përkujdesjen ndaj të sëmurit, zhdukjen e listës së pritjes; këto objektiva duam t’i realizojmë duke rritur disiplinën në punë dhe metodave të theksuara më lart.

Thirrja ime është që të gjithë, pa përjashtim, të angazhohemi në trajtimin human, të plotë, në përkujdesjen e lartë ndaj të sëmurëve për të cilën gjë ne kemi obligim, e që është edhe detyrim.

Ky angazhim duhet të jetë para se gjithash kënaqësi dhe obligim moral për shtetformim, si mirënjohje ndaj gjenerata e gjenerata të cilat janë sakrifikuar për këtë çështje të lartë jetike.

Artikulli paraprakZbulimi i së vërtetës: Demonstrimi i miteve dhe i keqkuptimeve rreth diabetit të tipit 1
Artikulli i rradhës Pajisja revolucionare për humbje peshe ofron zgjidhje joinvazive pa kirurgji, anestezi ose endoskopi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.