Drejtori i ri i SHSKUK-së Elvir Azizi ka filluar vizitat në klinikat e QKUK-së.
Drejtori i ri i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Aizi, ka filluar me vizita në klinikat e QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
SHSKUK ka njoftuar se Azizi sot e ka vizituar klinikën e Gjinekologjisë, e cila udhëhiqet nga drejtori Zef Ndrejaj, njëherit ish-kundër kandidat i Azizit për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, arsyeja e vizitës ishte punimet që po bëhen për renovime në këtë klinikë.
“Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku nga afër ka parë punën që po bëhet për rinovimin e disa reparteve dhe krijimin e shërbimeve të reja shëndetësore”, thuhet në njoftim.
“Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë, bashkë me disa nga shefat e reparteve, e njoftoi drejtorin se po bëhet punë e mirë me rinovimin e disa reparteve, krahas punës për zgjerimin me shërbime të reja që pritet të nisin në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Bashkë me Azizin në këtë vizitë kanë qenë edhe drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta Teknike-Administrative Mentor Zejnullahu, si dhe Zana Hoxha e cila është këshilltare e angazhuar nga Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia. /Gazeta Shneta/





