Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Berisha: Kemi 752 raste të pickimeve të rriqrave në Malishevë, 3 persona janë dërguar në QKUK

Lajme 17/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe këtë vit në Komunën e Malishevës janë shënuar mbi 700 pickime nga rriqrat, prej tyre 3 persona janë dërguar në Klinikën Infektive në QKUK. Zyrtarë nga kjo komunë thonë se ata kanë bërë spërkatjet dhe repelimin e kafshëve, por edhe kanë mbajtur ligjërata në shkollat e kësaj komune si të mbrohen nga pickimet e rriqrave.

Komuna e Malishevës njihet si vatër endemike e rriqrave, ku nga paslufta, si pasojë e etheve hemorragjike Krime Kongo, kanë vdekur 18 persona. E kjo vazhdon të jetë ende sfidë për këtë komunë, ndonëse nga viti 2014, përveç pickimeve nuk ka asnjë rast vdekjeje.

Drejtori i Shëndetësisë nga kjo komunë, Hajdin Berisha për Radio Kosovën thotë se përkundër përgatitjeve dhe masave parandaluese që janë ndërmarrë, ka një numër të konsiderueshëm të pickimeve.

“Aktualisht i kemi 752 raste të pickimeve 3 raste i kemi dërguar në Klinikën Infektive. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie. Jemi në muajt korrik dhe gusht ku mund të shtohet numri i pickimeve”, tha ai.

Komuna e Malishevës për parandalimin e përhapjes së etheve hemoragjike përveç spërkatjes ka organizuar edhe fushatë për informimin e publikut.Megjithëkëtë, drejtori Berisha thotë se shqetësim mbetet repelimi i kafshëve që duhet të bëhet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Berisha sqaron se për ta parandaluar shumimin e rriqrave kanë ndërmarr aksione për pastrimin e deponive të mbeturinave.“Kemi filluar vit pas viti me eliminimin e deponive pastaj rekomandimet dhe këshillat dhënë fermerëve kemi shkuar tek familjarët t’u tregojmë se si mbahet oborri, pastaj si duhet të përkujdesen për kafshët”, tha ai.

E Halit Mazreku zyrtar për emergjenca në Komunën e Malishevës sqaron e këtyre ditëve janë duke bërë spërkatjen nëpër zonat endemike.“Janë trajtuar Malisheva, Drenoci, Caralluka. Pra shkojmë nga dy tri ditë nëpër këto fshatra”, tha ai.

Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit./IndeksOnline/

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakShkencëtarët zbulojnë se si funksionon Botoxi që redukton rrudhat kur hyn në qelizat e trurit
Artikulli i rradhës Mbretëria e Bashkuar ofron një rritje page për mjekët e rinj pas grevës pesë-ditore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.