Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jakupi: Pas katër muajsh, pritet ulja e çmimeve të barnave në Kosovë

Lajme 19/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të njëjtin produkt medicinal, pacientët shpesh e blejnë me çmime të ndryshme nëpër barnatore të ndryshme.

Madje, çmimi i barërave, në ndonjë qytet, dallon edhe nëse i njëjti blihet gjatë ditës apo gjatë natës. Kështu, ka bërë me dije Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi në Sytë 7 në Klan Kosova.

Por, këto problematike do rregullohen nga Ligji për çmimin e produkteve Medicinale, i cili u votua nga Kuvendi i Kosovës me 13 korrik.

Jakupi e ka mirëpritur këtë veprim të deputetëve. Ai, tek moderatori, Enis Reçica, tha se pas këtij veprimi të Kuvendit, pritet që brenda dy javëve të dekretohet nga Presidentja Vjosa Osmani. Pas këtij hapi, sipas Jakupit, është nja afat katër mujor, kur Komisioni për rregullimin e çmimeve të produkteve medicinale do t’i shqyrtojë çmimet, dhe pas kaq muajsh pritet të rregullohen çmimet e barnave nëpër të gjitha Barnatoret në Kosovë.

Arianit Jakupi, në Sytë 7, bëri me dije se pas këtij ligji, pritet që pacientëve në Kosovë, brenda një viti, tu kursehen rreth 10 milionë euro, si shkak i uljes së çmimeve që vijnë si rezultat i ligjit. Veç çmimeve, Jakupi, në Klan Kosova, shtoi se do luftohet edhe kontrabanda e barnave e po ashtu do rritet profesionalizmi tek farmacistët.

 

Artikulli paraprakPacientes në Klinikën e Gjinekologjisë ia vjedhin çantën me para, unaza, ari, orë dhe dokumente
Artikulli i rradhës Sigurimi i Spitalit të Gjakovës sulmon fizikisht ekipin e gazetarëve të “Nacionales”

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.