Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kreu i SHSKUK-së e çon në Komision Disiplinor drejtorin e Spitalit të Gjakovës

Lajme 26/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i SHSKUK-së e ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj drejtorit të Spitalit të Gjakovës për ndërprerjen e programit të operacioneve.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Elvir Azizi e ka iniciuar sot procedurën disiplinore ndaj drejtorit të Spitalit të Gjakovës Jeton Zarari, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së se Azizi e ka çuar Zararin në Komision Disiplinor, për shkak të vendimit për ndërprerjen e programit të operacioneve elektive në Spitalin e Gjakovës.

Kjo procedurë është ndërmarr pas raportit të një Komisioni të SHSKUK-së i cili ka mbledhur fakte për ndërprerjen e operacioneve.

Në këtë spital më 7 korrik u mor një vendim për ndërprerjen e programit të operacioneve të ftohta me arsyetimin e temperaturave të larta, mungesën e kushteve optimale të punës dhe mungesën e stafit për shkak të pushimeve vjetore.

Gazeta poashtu ka mësuar se ky vendim është anuluar pas presionit të mediave. E zyrtarët e Spitalit të Gjakovës patën problem edhe me mediat. Njëri nga pjesëtarët e sigurimit i sulmoi fizikisht ekipin e gazetarëve të gazetës “Nacionale”. Ai u arrestua nga Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjinekologu dënohet me 20 vite burg, abuzoi seksualisht 245 paciente në spitalet prestigjoze të Nju Jorkut
Artikulli i rradhës Strabizmi te fëmijët: Këshilla për prindërit për të parandaluar dhe menaxhuar gjendjen

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.