Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Ferizajt e ritenderon Cistoskopin me çmim dyfish më të lartë, zyra e prokurimit arsyetohet me rritjen e çmimeve

Lajme 27/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Emergjenca ne Ferizaj
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Ferizajt e ka ritenderuar blerjen e pajisjes së Cistoskopisë me çmim dyfish më të lartë sesa tenderi paraprak në vitin 2021. Zyra e Prokurimit e ka arsyetuar vlerën e parashikuar prej 45 mijë euro me rritjen e çmimeve dhe për të siguruar blerjen e pajisjes me kualitet më të mirë

Spitali i Ferizajt e ka rishpallur tenderin për blerjen e një Cistoskopi për nevoja të repartit të urologjisë. Ky repart e ka bërë kërkesën dhe specifikat për këtë pajisje e cila është shpallur me vlerë të parashikuar prej 45 mijë Euro nga Zyra e prokurimit, shkruan Gazeta Shneta.

Tenderi i njëjtë ishte shpallur edhe në vitin 2021 me vlerë të parashikuar prej 23 mijë e 500 Euro.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Spitali i Ferizajt pse është rishpallur tenderi me çmim dyfish më të lartë. Nga Zyra e prokurimit kanë dhënë disa arsyetime.

Nga kjo zyrë kanë thënë se çmimi i tregut për këtë pajisje është rritur për 50 për qind nga viti 2021, ndërsa vlerën e dyfishuar e kanë arsyetuar me mundësinë e blerjes së pajisjes më të avancuar.

“Autoriteti Kontraktues- Spitali Ferizaj ka inicuar aktivitetin për blerjen e cistoskopit me datën 20.09.2021 në vlerë të 23,500.00 këto mjete SP i ka pasur në dispozicion, lënda për këtë aktivitet ka përfunduar në OSHP, fituesi i këti aktiviteti ka qenë operatori ekonomik Promedical SHPK, i cili nuk ka pranuar të lidhë kontrat për arsye që nuk mundet me sjellë me këtë çmim dhe se çmimi i tregut ka ndryshuar për 50%, andaj duke e pas parasysh që ky aktivitet ka përfundur pa lidhje të kontratës SP ka vendosur që të rritë vlerën e parashikur në 45,000.00, këto mjete janë të siguruar nga SHSKUK, nga kjo vlerë SP i jep mundësin për të bërë blerjen e cistoskopit më të mirë dhe më të avancuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës së prokurimit.

Nga kjo zyrë kanë konfirmuar se përgatitja e specifikave është bërë nga njësia kërkuese, në këtë rast nga reparti i Urologjisë.

“Ne kemi tre Urolog për shkak të mungesës së cistoskopit po e bënë punën më të  vështirë dhe se pacientët po dërgohen për trajtim në QKUK. Njësia kërkuese dhe përgatitjen e specifikave është departamenti i UROLOGJISË”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së prokurimit të SP Ferizaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeku kardiolog tregon gabimin fatal se pse pushuesit po pësojnë infrakt në det
Artikulli i rradhës 10 shkaqe pse keni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut të majtë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.