Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Terapia për sëmundjet malinje do të shpërndahet një herë në muaj në spitalin e Prizrenit

Lajme 28/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek dhe një infermier nga Klinika e Onkologjisë një herë në muaj do ta bëjnë shpërndarjen e terapisë së tabletave për pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Klinika e Onkologjisë për herë të parë nga ky muaj ka filluar shpërndarjen e terapisë së tabletave për pacientët e rajonit të Prizrenit. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë, ka thënë se shpërndarja e terapisë së tabletave për pacientë të rajonit të Prizrenit do të jetë një lehtësim për ta që të mos kenë nevojë të vijnë në Prishtinë.

“Për herë të parë ka filluar shpërndarja e terapisë së formave të tabletave për mjekimin e sëmundjes së kancerit të gjirit dhe prostatës. Një herë në muaj, një mjek dhe një  infermier nga Klinika e Onkologjisë do të bëjnë kontrollin e pacientëve dhe do të marrin terapinë e tabletave nga barnatorja e Prizrenit. Dhe pastaj gradualisht me kohë, do të kenë mundësi të marrin edhe disa forma të tabletave ose infuzioneve”, ka thënë Ilir Kurtishi.

Ndërsa shefi i barnatores qendrore në Prizren, Muharrem Rama, ka thënë për Radio Kosovën se deri më tani janë furnizuar me katër lloje të barërave për pacientët me sëmundje malinje dhe se shpërndarja e terapisë do të bëhet nga onkologët që vijnë nga Prishtina.

“Vizitat e pacientëve të rajonit të Prizrenit që bëhen në Prishtinë i marrin terapitë këtu, sepse onkologët e dinë terapinë për secilin pacient. Ata e sjellin në barnatore te ne dhe pastaj stafi mjekësor e tërheq terapinë e cila jepet në ambulancën specialistike nga onkologët që vijnë nga Prishtina për ta shpërndarë terapinë”, ka thënë Rama.

Ndërkaq në Kosovë, vetëm  në gjashtë mujorin e  parë të këtij viti janë evidentuar  mbi 900  raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të reja është rritur për 15%./RTK/

 

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Mungesa e vitaminës D dhe psoriasis: Ekspertët deshifrojnë lidhjen

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.