Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Isa Haxhiu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit për Shëndetësi në komunën e Shtimes

Lajme 28/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Urologu Isa Haxhiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit për Shëndetësi në komunën e Shtimes.

Kështu ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar edhe një letër lamtumirëse për kryetarin e komunës dhe bashkëpunëtorët tjerë, shkruan Gazeta Shneta.

Haxhiu në këtë letër nuk ka përmendur ndonjë arsye për dorëheqjen e tij.

Lexoni letrën e plotë:

Fjala ime lamtumirëse, me rastin e dorëheqjes sime,nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë në Shtime

I nderuari kryetar Aliu; i nderuari nënkryetar, drejtoresha, drejtorë, të nderuar bashkëpunëtorë!

Kam qenë i nderuar, i vlerësuar dhe i privilegjuar, që kam pasur nderin të punoj bashkë me ju,në një ambient shumë miqësor, me njrëz që e duan punën dhe gjithë përkushtimin e tyre, duke punuar dinjitetshëm e me nderë, e orientojnë në të mirën e qytetarëve të komunës, që drejtoni.

Në bashkëpunim të ngushtë me ju, kem hartuar e punuar shumë projekte, disa prej të cilave tashmë janë realizuar ose janë në rrugë për t u realizuar dhe që nesër do u shërbejnë qytetarëve tanë,duke ua bërë jetën më të lehtë, më të mirë e më të dinjitetshme.

Uroj që të vazhdoni me këtë elan e përkushtim, duke shpresuar e besuar, se kështu të përkushtuar e të dinjitetshëm, do të jeni deri në fund të mandateve tuaja!

Pozitat që marrim, çfarëdoqofshin ato, megjithatë janë të përkohshme, por mirësia, puna me vlerë dhe e dinjitetshme, para së  gjithash, atdhedashuria, janë vlera sublime të secilit prej nesh dhe ato duhet të jenë të përhershme.

Disa, atdhedashurinë e shtrijnë në periudha dhe kohë ta caktuara, ndërkohë që ajo është dhe duhet të jetë e gjithëkohhshme dhe një pushtetar i mirë ” kurrë nuk duhet të pyet, se çfarë bën atdheu për mua, por çfarë bëj unë për atdheun”. Pra, pushtetari i mirë, kurrë nuk pyet sa mora, por gjithmonë pyet, a dhash gjithëçka që munda dhe gjithëçfarë pata!

Unë ndahem sot me ju me përshtypjet më të mira,  me një konsideratë të veçantë për secilin ptej jush dhe jo pa dhembje se po lë një grup miqësh e mikeshash, të cilëve u premtoj se do jem  pranë jush dhe në dispozicion të secilt, për  çfarëdo që mund t iu shërbejë e të jem i vlefshëm!

Uroj gjithë të mirat,për ju njerëz të mirë,  të kësaj toke të mirë!

Miqësisht, Isa Haxhiu

Artikulli paraprakMenopauza dhe kanceri: Eksperti shpjegon rreziqet e mundshme dhe këshillat për parandalimin
Artikulli i rradhës Ilaçet antiinflamatore mund të kenë potencial në trajtimin e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.